Punimet për revitalizim janë ndalur, e Ura e Ibrit, ende nuk u lëshua për qarkullim. E sa i përket kodit telefonik, +383, Kosova e ka marrë por ai do të jetë në funksion në vitin që vjen.
Ndërkohë, në zero fare ka mbetur themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që nga pala kosovare u tha se do të bënte që strukturat paralele të Serbisë të zhdukeshin.
Por punët nuk janë as me marrëveshjen për energjetikën, njofton Klan Kosova.
Kështu pak a shumë po shihet rezultati në terren, dy vjet pasi që Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vunë firmat mbi ujdinë që përfshiu të katër çështjen e lartë përmendura.
Vetë, shefi i qeverisë në Prishtinë, dy vjet pas vënies së firmës në Bruksel, e pranon se ka ngecje të mëdha në Implementimin e ujdisë, por ka edhe progres. (b.an)