Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Elbasan-Tiranë, pranë mikë karburantin ku një makinë është përplasur me një pemë.
Si pasojë e aksidenti mësohet se kanë mbetur të plaguar drejtuesja e mjetit dhe dy vajzat, të moshës 15 dhe 17-vjeçe.
Njoftimi i policisë
Më datë 20.08.2017, rreth orës 13:00, në rrugën Elbasan-Tiranë, pranë një karburanti, shtetësia B.P, vjeç 36, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, është përplasur me një pemë, për pasojë janë aksidentuar drejtuesja dhe 2 vajzat vjeç 15 e 17, të cilat pas ndihmës mjekësore në spital, u larguan në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.