Kur duhen edhe 3 ditë që të zhvillohet përballja e madhe e boksit mes Floyd Mayweather e Conor McGregor, raportohet se janë ende 7 mijë bileta të pashitura, çka do të thotë se 1/3 e stadiumit prej 20 mijë vendesh, “T-Mobile Arena” e Las Vegasit të jetë bosh.
Biletat e pashitura i përkasin sektorëve të ndryshëm, nga ato që variojnë 500 dollarë deri në atij që shkojnë 1,300 dollarë. Megjithatë, ka shumë nga ata që mendojnë se këto bileta do të shiten orët dhe ditët në vijim me një çmim më të madh në tregun e zi.Organizatorët mendojnë se këto bileta do të shiten orët dhe ditët në vijim me një çmim më të madh në tregun e zi
Sipas mediave amerikane, edhe pse këtij dueli i është bërë një promocion i jashtëzakonshëm, shitja e biletave mbetet një ngërç ende i pazgjidhur se përse njerëzit nuk po i blejnë ato.Shumë bileta të radhës së parë, që vlerën reale e kanë 10 mijë dollarë, po shiten me një çmim 10 herë më të lartë nga agjensi të ndryshme (107 mijë dollarë).
Nëse situata do të vijojë të jetë e tillë edhe 48 orët në vazhdim, organizatorët mund të bëjnë uljen e kapacitetit të stadiumit nga 20 në 18 mijë vende.Në faqen “StubHub”, çmimi i biletave për të parë “live” duelin McGregor-Mayweather varionin nga 1,640 dollarë në zonat larg ringut deri në 100,250 dollarë, në karriget pranë ringut.
Situata e krijuar për këtë duel është krejt ndryshe nga ajo e dy viteve më parë, ku biletat e duelit Mayweather-Pacquiao u shitën shumë shpejt edhe pse çmimet ishin thuajse të njëjta.Shumë agjensi po i shesin biletat e këtij dueli të përfshira në një paketë pushimi gjatë fundjavës, që përfshin edhe udhëtimin e akomodimin në Las Vegas. Por edhe hotelet kryesore në “qytetin e pokerit” po i rritin çmimet e akomodimit për këtë fundjavë, përgatiti Blic. (b.an)