Kompania që ka në pronësi Manchester Cityn dhe kompania e vëllait të Pep Guardiolës kanë blerë shumicën e klubit të La Ligas.
The Guardian raporton se Manchester City Group ka blerë aksionet e klubit të Gironas, e cila sivjet zhvillon garat në La Liga.City ka blerë 44.3 për qind të aksioneve, aq sa ka edhe Girona Football Group, agjenci që është në pronësi të Pere Guardiolas, derisa aksionet e mbetura i takojnë grupit të tifozëve të Gironës.
Nga kjo marrëveshje Girona do të përfitojë në infrastrukturë, në stafin e trajnerëve dhe zhvillimin e akademisë, përgatiti Express. (b.an)