Familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ‘shërbejnë’ në pozicionet kyçe të administratës publike. Si mos të mjaftonte pasurimi i shpejtë, shpeshherë i pajustifikuar me burime të ardhurash të ligjshme, njerëzit e drejtësisë kanë akomoduar në pozicionet më të lakmueshme të administratës bashkëshortet, bashkëjetueset dhe fëmijët e tyre, të cilët paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Teksa reforma në administratë pritet të jetë kryefjala e qeverisë ‘Rama 2’, Shqiptarja.com ka identifikuar dhe publikon familjarët e disa prej prokurorëve dhe gjyqtarëve, që punojnë në zyrat e shtetit shqiptar. Tre familjarë të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndrecës, punojnë në sektorin shtetëror, konkretisht djali Erion Ndreca punon në Ministrinë e Drejtësisë, djali tjetër Erind Ndreca tek ZVRPP Tiranë dhe bashkëshortja Kristina në Universitetin Politeknik të Tiranës.
I biri i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit, Renis Zaganjori, punon tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave, ndërsa djali i gjyqtarit Medi Bici punon pranë Drejtorisë së Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe më pas në Bankën e Shqipërisë. Ndërkaq, familjarët e disa anëtarëve të KLD punojnë pranë Gjykatës Kushtetuese, Ministrisë së Bujqësisë, QSUT dhe Universitetit e Tiranës.
Bashkëjetueset
Arben Idrizi, bashkëjetuesi i anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, në deklaratën e pasurisë së zonjës në fjalë, rezulton se punon si Sekretar i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit të Republikës. Shefkie Kortoci, bashkëjetuesja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarit, punon si arsimtare, por ka punuar edhe pranë INSTAT, ndërsa e bija Anisa Dizdari punon tek Dhoma e Noterisë.
Bashkëjetuesja anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi, Rudina Shiroka është Përgjegjëse e Arkivit në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkaq, Alma Osmanaj, bashkëjetuesja e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai, rezulton se punon njëherësh në Ministrinë e Drejtësisë dhe si juriste pranë QSUT. Osmanaj, gjatë vitit 2016, deklaron se ka bërë shatë punë njëherësh, në sektorin privat dhe në atë shtetëror, brenda dhe jashtë shtetit. Nga punët që pretendon se ka kryer ajo deklaron rreth 240 mijë USD të ardhura vetëm gjatë vitit 2016.
Prokurorët
Bashkëshortja e kryeprokurorit Adriatik Llalla, Ardjana Llalla është Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH, ndërsa Sanije Bulku, bashkëshortja e kreut të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, punon pranë Bashkisë së Tiranës. Prokurorët e tjetër të Tiranës i kanë punësuar familjarët e tyre pikërisht në sektorët që janë më të ekspozuar nga abuzimeve, si pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtorive rajonale të tatimeve, Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve Publike në MAS, Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë, pranë AKBN etj.
Administrata
Familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ‘shërbejnë’ në pozicionet kyçe të administratës publike. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë sistemuar edhe bashkëjetueset në pozicione të rëndësishme.
Tom Ndreca
Tre familjarë të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndrecës, punojnë në sektorin shtetëror, konkretisht djali Erion Ndreca në Ministrinë e Drejtësisë, djali tjerët Erind Ndreca tek ZVRPP Tiranë dhe bashkëshortja Kristina në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Familjarët e njerëzve të drejtësisë dhe pozicionet në administratë
Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë
Djali Erion Ndreca punon në Ministrinë e Drejtësisë.
Djali tjetër Erind Ndreca punon tek ZVRPP Tiranë.
Bashkëshortja Kristina Ndreca punon në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
Djali Renis Zaganjori, Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
Medi Bici, anëtar i Gjykatës së Lartë
Djali Ervin Bici punon pranë Drejtorisë së Buxhetit në Ministrinë e Financave.
Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë
Djali Arlind Broci punon pranë Albkontroll.
Albana Shtylla, anëtare e KLD
Bashkëshorti menaxher i projektit të Bankës Botërore për Burimet Ujore dhe Ujitjen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimin e Ujërave.
Astrit Haxhialushi, anëtar i KLD
Bashkëshortja Rozana Haxhialushi pedagoge në Universitetin e Tiranës.
Neritan Cena, anëtar i KLD
Bashkëshortja Suzana Cena, punon pranë AKKP dhe më pas pranë QSUT, si përgjegjëse në sektorin e marrëdhënieve ligjore.
Sokol Çomo, anëtar i KLD
Bashkëshortja Alma Çomo Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë në Gjykatën Kushtetuese.
Dritan Hallunaj, ish-anëtar i KLD
Bashkëshortja Enkelejda Hallunaj mjeke e pranë Autoritetit Shtetëror Rajonal.
Hysen Saliko, ish-anëtar i KLD
Djali Ibrahim Saliko punon në Ministrinë e Drejtësisë.
Ilir Mustafaj, ish-anëtar i KLD
Bashkëshortja Luiza Mustafaj punon në gjimnazin “Partizani”.
Tritan Hamitaj, ish-anëtar i KLD
Bashkëshortja Rudina Hamitaj mësuese në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës.
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Bashkëshortja Sonila Cami Nëndrejtore tek shkolla “Jeronim De Rada”.
Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese
Bashkëjetuesi Arben Idrizi, Sekretar i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit të Republikës.
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Bashkëshortja Rudina Hoxha inspektore pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit.
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Bashkëshortja Rudina Lulo mësuese pranë shkollës private “Faik Konica”.
Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Bashkëjetuesja Shefkie Kortoci arsimtare dhe në INSTAT.
E bija, Anisa Dizdari notere te Dhoma e Noterisë.
Sokol Berberi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Bashkëjetuesja Rudina Shiroka Përgjegjëse e Arkivit në Kuvendin e Shqipërisë.
Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese
E bija Elira Tusha punon tek Avokatura e Shtetit.
Flamur Kapllanaj, Gjykata e Tiranës
Bashkëshortja punon pranë Dhomës së Noterisë Tiranë.
Bledar Abdallai, Gjykata e Tiranës
Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, punon në Ministrinë e Drejtësisë, 3 047 836 lekë.
Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, punon si juriste pranë QSUT, 94 237 lekë.
Paulin Çera, Gjykata Durrës
Bashkëshortja e punësuar në Drejtorinë Arsimore Dibër.
Arben Dosti, Gjykata e Gjirokastrës
Bashkëshortja Ediola Dosti punon pranë SHKBB në Ministrinë e Drejtësisë.
Arjana Liço, Gjykata e Tiranës
Dali Loren Liço punon pranë Shkollës së Avokatisë Tiranë.
Djali Ganimet Luço punon pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Enkela Vlora, Gjykata e Tiranës
Bashkëshorti Qemal Vlora punon pranë Agjencisë së Parqeve në Bashkinë e Tiranës.
Ervin Pollozhani, Gjykata e Tiranës
Bashkëshortja Anita Pollozhani punon pranë QSUT.
Fatri Islamaj, Gjykata e Tiranës
Bashkëshortja Matilda Islamaj punon pranë QSUT.
Fida Osmani, Gjykata e Tiranës
Bashkëshorti Endrit Osmani pranë Gjykatës Kushtetuese
Vajza Marsila Osmani punon pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe Fakultetit të Drejtësisë.
Flamur Kapllani, Gjykata e Tiranës
Bashkëshortja punon pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë.
Flojera Davidhi, Gjykata e Korçës
Bashkëshorti Kujtim Bunga punon pranë ALUIZNI në Korçë
Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm
Bashkëshortja Ardjana Llalla Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH.
Petrit Fusha, kryetari i Prokurorisë së Tiranës
Bashkëshortja Sanije Bulku punon pranë Bashkisë së Tiranë
Djali ka punuar përkohësisht si specialist pranë DPSHTRR
Adnand Xhelili, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja e tij Mirela Xhelili punon pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Arben Pasha, prokuror
Bashkëshortja e tij punon si Inspektore pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Gjirokastër.
Adriano Dyrmishi, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja e tij Jonida Dyrmishi punon pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Adriatik Cama, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja e tij Alma Cama punon pranë shkollës ‘Ali Demi’.
Afërdita Ndoi, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshorti i saj Gentian Ndoj punon në Policinë e Shtetit.
Isuf Demirneli, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Majlinda Demirneli punon pranë Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve Publike në MAS.
Alket Mersini, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja e tij Mirela Mersini punon pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë.
Ardian Ylli, Prokuroria e Durrësit
Bashkëshortja Mirela Ylli Drejtore e Bibliotekës Publike Durrës.
Djali i tij punon pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
Artur Ismajlukaj, Prokuroria e Tropojës
Bashkëshortja e tij Eva Ismajlukaj punon si Drejtoreshë Shkolle.
Dritan Prençi, Prokuroria e Kukësit
Bashkëshortja e tij punon pranë QSUT.
Urim Buci, Prokuroria e Dibrës
Bashkëshortja e tij Suela Buci punon pranë AKBN.
Anila Pappa, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshorti Vasil Pappa punon në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.
Arban Allajbeu, Prokuroria e Beratit
Bashkëshortja Etjona Allajbeu, Drejtoria Arsimore Berat.
Arben Nela, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Brunilda Nela, Ministria e Transportit.
Ardian Braho, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Esmeralda Braho, Drejtoria e Licencimit dhe Gjendjes Civile, Bashkia e Tiranës.
Arian Përmeti, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Alma Përmeti punon në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Besnik Cengu, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja, Fllanza Cengu, Qendra Shëndetësore në Kamëz.
Djali Rubin Cengu punon pranë Shtypshkronjës së Letrave më Vlerë.
Djali tjetër Arjan Cengu punon pranë ZVRPP në Tiranë.
Armand Gurakuqi, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Eglantina Gurakuqi punon pranë UKT.
Artan Lulaj, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Flora Lulaj punon si financiare në Gjykatën e Apelit Tiranës.
Bilbil Mete, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Rajmonda Mete punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Bujar Hoxha, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Hamide Hoxha punon pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.
Eugen Beci, Prokuroria e Krimeve të Rënda
Bashkëshortja punon pranë Bashkisë së Tiranës
Besnik Cani, drejtues i Prokurorisë Shkodër
Bashkëshortja punon si mjeke në Paskuqan Tiranë.
Adnan Xholi, drejtor i hetimit dhe ndjekjes penale
Bashkëshortja e tij punon si specialiste pranë Prokurorisë së Tiranës, 628 944 lekë.
Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë Sarandë
Bashkëshortja Arkida Ademi punon tek enti i banesave Vlorë
Petrit Çano, kreu i Prokurorisë Krujë
Bashkëshortja e tij Majlinda Çano punon në Bashkinë e Lushnjes.
Vajza Ana Çano punon pranë Universitetit Ismail Qemali Vlorë.
Zeqir Hoxha, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja e tij Nazmie Hoda punon pranë ISSH Tiranë.
Suela Salavaçi, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshorti Besnik Muçmara shef sektori i shërbimeve të Policisë Gjyqësore.
Shpëtim Kurti, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Vjona Kurti punon pranë poliklinikës numër 3 Tiranë.
Shpëtim Garunja, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja e tij punon pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Robert Kote, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Diana Kote punon si specialiste edukimi pranë Institucionit të Veçantë Shëndetësor i të Burgosurve.
Përparim Hasa, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Vjollca Hasa punon pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.
Ndini Tavani, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Brunilda Tavani punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Naim Tola, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Elona Tola punon pranë poliklinikës numër 8 Tiranë.
Mirela Zavalani, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshorti Elban Zavalani punon pranë Policisë Gjyqësore Tiranë.
Marjeta Zaimi, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshorti Belul Zaimi punon si ekspert pranë Gjykatës së Laçit.
Djali Sigi Zaimi punon pranë ZQRPP Tiranë.
Ledina Lera, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshorti Nikolla Lera punon pranë Ministrisë së Financave dhe OSSH, më parë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes.
Kudusi Shahu, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Ermenita Shahu punon pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë./shqiptarja.com
ma.me