Grabitet një person në qendër të qytetit të Korçës. Viktimë e grabitjes ka rënë një emigrant nga Erseka të cilit i kanë marrë me forcë një çantë në të cilën ndodheshin 15 mijë euro.
Grabitja ka ndodhur teksa ky shtetas po kryente këmbimin e parave nga euro në lekë.
Një person i paidentifikuar i ka marrë me forcë çantën ku ndodheshin sasia e madhe e parave dhe u largua me shpejtësi në drejtim të paditur.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të grabitjes./a.m.