Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po qëndron për vizitë në qytetin Vlladiçin Han, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, tha se ndryshimet kushtetuese në Serbi do të ndodhin nëse arrihet konsensusi.
Në pyetjen për Kosovës dhe të ashtuquajturin “Model i Qipros”, Vuçiq u shpreh se do t’i pëlqente t’i sqarohej cili është “Modeli Qipriot” dhe a është në interes të Serbisë të ketë konflikt të ngrirë.“Më sqaroni çështë Modeli Qipriot.
Konflikt i ngrirë për 100 ose 200 vjet, a është kjo zgjidhja?” – ka pyetur Vuçiç, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Vuçiq tha se në rastin e konfliktit midis Greqisë e Turqisë rreth Qipros nuk ka zgjidhje dhe nuk beson të ketë në 100 vjetët e ardhshme.
Për mua është më e lehtë të mos e zgjidh problemin e Kosovës, por kjo do të thoshte që përgjegjësinë ta bart në ata që do të vijnë, është shprehur Vuçiç, duke konstatuar se konflikti i ngrirë mund të shkrihet. (b.an)