Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, ka thënë se Lionel Messi nuk e ka nënshkruar ende kontratën e re me klubin.
Gjigantët nga Nou Camp kishin dhënë lajmin më herët se kanë arritur marrëveshje me Messin për kontratën e re.
“Gjithçka çfarë është folur për marrëveshjen, nuk është e saktë për datën se kur do të nënshkruhet”.
“Gjithçka është gati, do të vazhdojmë kjo është normale”.
“Na duhet vetëm të kemi durim”, ka thënë Meste.
Mestre kishte thënë nga SHBA se Neymar do të qëndrojë 200 për qind në Barcelonë, por ai u largua drejt Paris Saint-Germain./a.m.