Zëvendëskryetari i SPS-it, partisë së Ivica Daçiçit, Branko Ruzhiq, beson se qëndrimi lideri i LDP-së Çedomir Jovanoviç, mbi idenë e Daçiçin rreth ndarjes së Kosovës, është i turpshëm dhe çnjerëzor.
Ai ka thënë se qëndrimi i Ivica Daçiçit ishte tipik i një burrë shteti dhe politikisht i mençur.Ruzhiq tha, se është e qartë se mentorët e Jovanoviqit, prej të cilëve është Thaçi, Haradinaj, Kurti ose “liderët e tij të shtetit të vetëshpallur”, nuk e kuptojnë “frymën e kohës” në arenën politike globale dhe faktin se stabiliteti politik dhe normalizimi i marrëdhënieve në rajon kërkon guxim politik dhe vizion, transmeton lajmi.net.
Udhëheqësi i LDP-së, Çedomir Jovanoviç më parë në një deklaratë kërkoi që presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiç duhet t’ia “qepin gojën” Ivica Daçiçit dhe kështu të ndalohet promovimi i ndarjes së Kosovës. (b.an)