Policia e Krujës ka arrestuar një person, dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij pasi u kap duke transportuar drogë për në Tiranë.
Operacion antidrogë i koduar “Cudhi” përfundoi me sukses me arrestimin e Nuri Hysajt, 28 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë dhe sekuestrimin e 46.5 kg marijuanë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte lëndë narkotike nga Kruja për në Tiranë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Cudhi”.Është arrestuar në flagrancë shtetasi: • Nuri Hysa 28 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, shtetasin: • P.H. 32 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Më datë 15.08.2017, në bazë të infomacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, në vendin e quajtur” Kroji I Madh” , fshati Cudhi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz,(në pjesën e bakazhit dhe sedilet e pasme) u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 46.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, e vendosur në 8 thasë lini.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale
” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/ 2 të Kodit Penal./a.m.