Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, është shprehur se investimet e huaja ne vendin tonë janë në nivel shumë të ulët.
Me anë të një statusi në facebook Vasili thotë se “Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim”.
Statusi i plotë
Ekonomia shqiptare në konfuzion.
Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.
Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.
Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.
Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese
a.ç