SHBA nuk synon ndryshimin e regjimit në Phenian apo përshpejtimin e ribashkimit të gadishullit korean, deklaruan sot zyrtarët amerikanë në fushën e mbrojtjes dhe të diplomacisë.
Jim Mattis dhe Rex Tillerson pohuan në një editorial të botuar nga “Wall Street Journal” se SHBA nuk po kërkon asnjë pretekst për të pozicionuar trupat në veri të zonës së demiliratizuar (që shënon kufirin mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut). Nuk kemi aspak dëshirë t’i bëjmë keq popullit koreano-verior që ka vuajtur shumë dhe që nuk duhet të barazpeshohen me regjimin armiqësor të Phenianit.
Ky mesazh vjen në kundërpeshë të deklaratave mjaft të ashpra të publikuara javën e kaluar nga presidenti Donald Trump pas një sërë provokimesh nga pala koreano-veriore, kryesisht të testeve të dy raketave balistike ndërkontinentale. Kjo është gjithashtu një formë nga ana e Uashingtonit për të mbështetur Kinën fqinje. Instalimi i kryer së fundmi i një sistemi mbrojtës anti-raketor amerikan (THAAD) në Korenë e Jugut nuk i pëlqyer aspak Pekinit.
“Nëse Kina kërkon të luajë një rol më aktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin, përfshirë ne të gjithë, dhe Kinën në vend të parë do të nxjerrim përfitimet më të mëdha, ajo duhet të marrë vendimin për të ushtruar ndikimin e saj diplomatik dhe tregtar mjaft vendimtar në lidhje me Korenë e Veriut”, shkruajnë të dy zyrtarët e lartë.
Të dielën, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo kishte vënë theksin se një konflikt me Korenë e Veriut nuk ishte aspak i afërt./