Humbja në Superkupën e Italisë prej 3:2 nga Lazio ishte një sinjal se Juventusi ka nevojë për lojtarë të rinj dhe “Zonja e Vjetër” tashmë është hedhur në aksion për të përforcuar skuadrën.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juve ka kthyer interesimin sërish nga mesfushori francez i Paris Saint Germain, Blaise Matuidi.
Lojtari luajti vetëm tre minuta të dielën ndaj Guingamp, dhe frustrimi mund të shihej qartë në fytyrën e francezit.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, ju ka kthyer gjithë fokusin te 30 vjeçari, pas vështirësive për të arritur te Kevin Strootman, Emre Can e Steven N’Zonzi.
Kjo e përditshme raporton se vlera e francezit pritet të jetë 20 milionë euro dhe Juve nuk do të presë më gjatë për t’i siguruar shërbimet e Matuidit./a.m.