Një aksident i pa zakontë ka ndodhur në qytetin e Tiranës mbrëmjen e sotme. Nga informacionet e para mësohet se plot 6 makina janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur pikërisht në “Rrugën e Durrësit”, aksi që të çon në autostradë.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për shtetasin R.A, 25 vjeç, ndërkohë që pritet të zbardhen detaje të tjera rreth shkaqeve dhe dëmeve nga ky aksident automobilistik.