Trafiku ajror vazhdon të jetë i i bllokuar në aeroportin e Fiumicinos, më i madhi në Romë, me vonesa të shumta në fluturime dhe me ndërprerje të energjisë elekrike që ka zgjatur 20 minuta dhe ka shkaktuar probleme të shumta në të gjithë sektorët dhe shërbimet aeroportuale.
Dje, një zjarr në afërsi të pistave të aeroportit detyroi autoritetet të ndërprisnin përkohësisht fluturimet duke shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta.
Sot, pjesa më e madhe e fluturimeve shfaqeshin me të paktën një orë vonesë dhe televizionet italiane kanë publikuar video amatore që tregojnë irritimi ne pasagjerëve.
”Përveç kësaj, të gjitha terminalet janë përballur me një shkëputje të energjisë elektrike për rreth 20 minuta për shkak të një qarku të shkurtër në një kabinë të tensionit të mesëm”, theksoi shoqëria që menaxhon aeroportin duke shtuar se aeroporti kishte vazhduar funksionit edhe gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike.
Autoriteti kombëtar i aviacionit civil (Enac) njoftoi sot se kishte thirrur më 6 gusht zyrtarët e aeroportit dhe të kompanisë italiane ”Alitalia”, që siguron 50 për qind të trafikur të Fiumicinos, për të verifikuar kapacitetin e tyre reagues pas zjarrit të të mërkurës.