Rebelët talebanë konfirmuan sot vdekjen e shefit të tyre mollah Omar, njoftuar një ditë më parë nga qeveria afgane, pa dhënë detaje për kohën se kur kishte ndodhur vdekja dhe as për emrin e pasardhësit.
“Drejtoria e emiratit islamik dhe familja e mollah Omar njoftojnë vdekjen e themeluesit dhe kreut të talebanëve”, theksojnë kryengritësit islamikë në një komunikatë.
Teksti nuk jep detaje se kur mollah Omar ka vdekur, por që shëndeti i tij ishte përkeqësuar gjatë dy javëve të fundit duke theksuar se vdekja e tij ka ndodhur më vonë se muaji prill 2013.
Sipas autoriteteve afgane drejtuesi taleban ka vdekur në një spital të Karachit, në Pakistan.