Kreu i Partisë Demokratike doli pasditen e së enjtes në një deklaratë për shtyp duke akuzuar kryeministrin Rama se po mashtron qytetarët me shifrat që raporton.
Duke u ndalur te konferenca e sotme e Ramës me gazetarët, ku ndër të tjera u diskutua rritja ekonomike, Basha tha se kreu i qeverisë mburret ndërkohë që në Evropë ka nisur debati për rikthimin e vizave.
“Çfarë bilanci është ai që bën Rama, që përshkruan një realitet që nuk ekziston në asnjë vatër të shqiptarëve? Kryeministri me fantazinë e tij thotë se ka hapur 400 mijë vende të reja pune” – tha kreu demokrat Lulzim Basha.
Kryedemokrati tha se çdo ditë në vend po dalin skandale korruptive ndërsa i ka cilësuar koncensionet dhe tenderat si turpe që shkojnë në xhepat e klientëve të qeverisë.