Një 26-vjecar i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’ është arrestuar nga policia e Vlorës.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Francesko Qafoku banues në Elbasan.
Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e tij pasi ka qënë i shpallur në kërkim me Vendim Penal nr. 245 datë 01.03.2017, të vendosur nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
26-vjeçari do t’i dorëzohet për veprime të mëtejshme proçeduriale Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
a.ç