Grupi militant, Shteti Islamik, e ka publikuar një video, duke kërcënuar për sulme të reja në Teheran dhe u ka bërë thirrje të rinjëve iranianë që të revoltohen kundër vendit të tyre.
Në këtë video ku shihej personi që kishte një maskë në fytyrë dhe armë para vetes, paraqitej edhe logoja e agjencisë së lajmeve të këtij grupi, Amaq dhe pamje të dy sulmeve të Teheran, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë ky grup.
Personi në fjalë, është parë duke folur në theks Farsi, dhe ka premtuar sulme të reja “në qendër të Teheranit”, duke përmendur edhe sulme kundër shiitëve në Irak.Nga sulmet e 7 qershorit të Shtetit Islamik në Iran, janë vrarë 18 persona.
Sulmet kanë ndodhur në tempullin e Ayatollah Khomeinit dhe parlamentin iranian në Teheran.Trupat e Gardës Revolucionare islamike, u përgjigjën me sulme raketore në bazën e Shtetit Islamik në Siri, disa javë pasi ndodhi sulmi.
Deri më tash autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dhjetëra persona, që supozohet të kenë lidhje me këto sulme, përgatiti Zëri. (b.an)
.,.