Nga Auron Tare
Te largohesh nga vendi yt eshte gjithmone nje vendim individual.
Largimi ka arsye nga me te ndryshmet dhe ka qene dhe do te jete nje proces individual i ndikuar nga faktore te ndryshem ekonomik, social dhe politike.
Ndersa ne periudhen komuniste arratisja nga Shqiperia ishte nje drame fatale per kedo qe e prekte ajo ikje, largimi i sotem eshte nje proces normal personal.
Himnizimi apo fataliteti mediatik i largimit nga Shqiperia eshte thjesht nje histeri per te shigjetuar kundershtar politike apo krahe politike.
Te gjithe jemi larguar nga Shqiperia per nje arsye apo nje tjeter dhe jemi kthyer apo jemi rilarguar perseri.
Nuk ka asnje drame per tu mediatizuar ne ekstrem.
E nderkohe qe gjithkush ka vene kujen per ikjen e nje artisti, askush nuk flet per ata qe kthehen.
Per ata qe pasi kane krijuar nje jete tjeter me shume sakrifica, per nje arsye apo nje tjeter kerkoojne te kthehen ne vendin e tyre.
Pa buje, pa zhurme, fundja perse duhet te besh zhurme se po kthehesh ne shtepi?