Një grua 55-vjeçe është mbytur në ujërat e lumit Drin mesditën e sotme, pasi është futur për të shpëtuar dy mbesat.
Gjyshja heroine u fut ne lume per te shpetuar mbesat e saj që po mbyteshin.
Sqarimi i policisë:
Jemi njoftuar se në lumin Drin i Zi, në njësinë Shupenzë, është mbytur një shtetase.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në lumin Drin i Zi pa shkuar tek ura e Topojanit-Shupenzë, kanë qenë duke u larë dy vajzat e mitura O.D, 8 vjeçe, O.D, 4 vjeçe.(vajzat e djalit të shtetases F.D)
Vajzat janë rrëmbyer nga lumi dhe më pas është futur shtetësja F.D, rreth 55 vjeçe, për ti shpëtuar por për pasojë është mbytur.
Të miturat janë shpëtuar nga pushuesit që ndodheshin pranë zonës së lumit.
Shtetësja F.D, është transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë por pa shenja jete.
Vajzat e mitura janë jashtë rrezikut për jetën.
Vijojn hetimet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
a.ç