Pritet qe te jete Gerard Deulofeu, i kthyer ne familjen katalane ne korrik pasi kaloi disa muaj i huazuar te Milani, “kandidat” per te zevendesuar Neymar jr ne repartin e sulmit te Barcelones te drejtuar nga trajneri Valverde.
Keshtu shkruanin sot gazetat spanjolle, duke kujtuar ndeshjen e tij te pare te luajtur mbremjen e djeshme me Barcelonen.
Deulofeu, 23 vjec, eshte aktivizuar ne krahun e majte te sulmit ne vend te Neymar, duke bere nje loje te kenaqshme. Nder te tjera, ai shenoi edhe golin e pare, duke dhene edhe nje sssist per Leo Messi per golin e trete, ne fitoren 5-0 per trofeun Gamper ndaj brazilianeve te Chapecoense.
Ka qene kjo nje ndeshje simbolike. Jo vetem ne homazh te klubit brazilian pas tragjedise se nje viti me pare, por edhe ndeshja e pare pas largimit te Neymar drejt PSG.
Prezantimi i mire i Deulofeu, kapiten i seleksionit spanjoll U-23, duket se ka per t’i hapur atij rrugen per zevendesimin e Neymar. “Deulofeu synon porten”, shkruante La Vanguardia, “Deulefeu deshiron qe te jete Neymar” theksonte gazeta tjeter El Pais. /b.d