Rex Tillerson në vizitë zyrtare në Tajlandë, e para për një sekretar amerikan Shteti pas grushti të shtetit në vitin 2014, për të ushtruar ndikim ndaj Bangkokut për dhënien fund të aktiviteteve ekonomike të ndërmarra prej mbretërisë.
“SHBA shprehu shqetësimin e saj për ekzistencën e një numri në rritje të kompanive koreano-veriore të eksport-importit duke përdorur Bangkokun si “qendër” rajonale, duke ndryshuar në mënyrë periodike emërtimin e tyre”, sqaroi për median një diplomat i lartë që shoqëron Tillerson.
Aleat tradicional i Uashingtonit, Tajlanda është në fakt një nga vendet e rralla të Azisë Juglindore që ka mirëpritur ambasadën koreano-veriore dhe mban lidhje të rëndësishme tregtare me Phenianin.
SHBA kërkon në këtë mënyrë të bindë ushtarakët tajlandeze për të mbyllur këto kompanitë fantazmë për të ndërprerë këtë korridor tregtar i përdorur deri më tani pa kufizime nga ana e Koresë së Veriut, shtoi ky diplomat./b.d