Brikena Zenuni sot ka mbetur e vetme, dhe fjalët qe ka për të thënë tani janë të pakta, kur pas nënës disa kohë më parë, tragjedia e shpërthimit që ndodhi në bodrumin e restorantit të familjes së saj, në Velipojë, i mori jetën fillimisht të babait, e sot edhe të vëllait të saj.
Hektor Zenuni, 33 vjeçari që hyri në bodrumin e lokalit për të shpëtuar të atin në shpërthimet e tmerrshme të gazit në një kompleks në Velipojë, ka ndërruar sot jetë në spitalin e Turqisë.
Restoranti u përfshi nga flakët më 28 korrik 2017, e për pasojë 3 persona u plagosën rëndë, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan lehtë.
Pronari Besnik Zenunaj ishte i pari që u godit nga shpërthimi që erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes.
Sot, me vdekjen edhe të djalit të familjes Zenuni, reagimet e miqve, të afërmve dhe familjarëve janë të shumta.
Ata shprehin dhimbjen e madhe për këtë tragjedi.
Por edhe fjalet e Brikenes qe shprehte disa dite me pare, ku i bente thirrje te vellait te mos dorezohej, jane te trishta….