Neymar mund të mos jetë humbja e vetme e madhe për Barcelonë gjatë kësaj vere, pasi edhe një tjetër superlojtar mund të largohet.
Bëhet fjalë për mesfushorin Sergio Busquets, i cili pëlqehet shumë nga ish-trajneri i tij, Pep Guardiola.
Sipas Onda Cero, Guardiola ka pyetur drejtuesit e Barcelonës nëse është i mundur transferimi i Busquets.
Ai nuk ka marrë ende përgjigje, por largimi i tij duket i vështirë, kur dihet rëndësia që ka në mesfushën e Barcelonës. /a.m.