Kristian Panuçi, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, që mori vendin e Xhani de Biazit në një prononcim për “Sport Ekspres” është pyetur edhe për talentin, Kedi Bare i cili po shkëlqen me Atleticon e Madridit.
Panuçi dha një mesazh të rëndësishëm, që duhet të gëzojë mesfushorin fierak, familjen e tij dhe sidomos tifozët shqiptarë që të gjithë po presin debutimin e tij me ekipin e parë.
“Më pëlqen shumë. E ndoqa me vëmendje ndeshjen Atletiko Madrid-Liverpul dhe mu duk mjaft interesant. E kam parë edhe herë të tjera. Më duket një futbollist në rritje dhe që duhet të vazhdojë kështu si e ka nisur”, u shpreh Panuçi.
Nga fjalët e tij kuptohet që ftesa për Keidi Baren nuk do vonojë dhe shumë shpejt ai do jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Para pak ditësh, Bare shënoi edhe golin e tij të parë me Atleticon në ndeshjen kundër Liverpulit.
a.ç