Këshilli i Europës në Shqipëri do të krijojë bazën e të dhënave për pakicat rome dhe egjiptiane në qarkun e Fierit. Qëllimi është përgatitja e infrastrukturës për një program investimesh për këtë komunitet që do të financohet nga KE. Kështu, Mirsa Titka përfaqësuesja e Këshillit të Europës në Shqipëri ka zhvilluar një takim në prefekturë me përfaqësues të bashkive Fier dhe Lushnje, me qëllim mbledhjen e të dhënave nga sektorët bazë, si drejtoria arsimore, zyrat e punës ato të përkrahjes sociale gjendet civile, për krijimin e bazës së të dhënave.
Mirsa Titka përfaqësuese e KE: Kjo është fazë përgatitore. Ne kërkojmë bashkëpunimin e institucioneve për të mundësuar mbledhjen e disa indikatorëve bazë në disa sektorë, nga të cilat disa funksione janë struktura të vetë bashkisë.
Nga ana e tij prefekti I qarkut Fier Vasil Bregu ka pohuar se në rrethin Fier dhe Lushnje jetojnë 1600 familje rome e egjiptiane.
Vasil Bregu: “Njëmbëdhjetë milionë lekë pritet të investohen në rikonstruksionin e banesave të komunitetit rom me fondet e BE-së dhe ky është një projekt prioritar i bashkisë Fier. 375 familje rome janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike në Fier.
Takimi doli me sugjerimin që në projektin e KE të përfshihet edhe bashkia Roskovec dhe njësia administrative Grabian në Lushnje, pasi në këto dy zona ka përqëndrim të komunitetit rom./oranews
a.ç