Një aeroplan me 135 vende “Allegiant”, shpalli situatë emergjente ajrore për shkak se i kishte mbetur karburant vetëm edhe për tre minuta. Një incizim audio është bërë publik pas momenteve të tmerrshme që kanë përjetuar ekuipazhi dhe udhëtarët e aeroplanit.
Në incizim dëgjohet piloti duke kërkuar leje për uljen në aeroportin e Dakotas Veriore, për shkak se u kishte mbetur karburant vetëm edhe për tre minuta dhe nuk kishin ku të shkonin tjetër.
Përgjigjja që morën ata ishte e frikshme. Oficerët tokësorë thanë që aeroporti ishte i mbyllur për aterrime.
Pasi piloti edhe një herë u shpjegoi gjendjen e rënde, atëherë tokësorët i thanë që mund të aterrojë në një aeroport tjetër në distancë 70 milje, që do t’i merrte 20 minuta.