Një ditë pas publikimit të fotografisë së Nemanja Matiçit me fanellë të Manchester Unitedit, është zyrtarizuar transferimi i tij te ky klub.
Mesfushori serb ka kaluar nga Chelsea tek Unitedi dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me opsion për zgjatje edhe për një vit.
28-vjeçari është lavdëruar nga trajneri Jose Mourinho, që ka thënë se “Matiç përfaqëson besnikërinë, vazhdimësinë, ambicien dhe lojtarin ekipor”. Matiç do të mbaj fanellën me numrin 31. (b.an)