Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në kryeministri të gjithë drejtorët e spitaleve ku duke bërë një pasqyrë të situatës në sistemin e shëndetësisë, ka kërkuar që të japin dorëheqjen.
Ja drejtorët e spitaleve që duhet të japin dorëheqjen brenda 24 orëve sipas kërkesës së kryeministrit:
1. Drejtori i spitalit të Durrësit: Alban Ramohitaj
2. Drejtoresha e spitalit të Elbasanit Desantila Tahiraj
3. Drejtori i spitalit të Beratit: Idlir Frashëri
4. Drejtoresha e spitalit të Fierit: Brunilda Cami
5. Drejtoresha e spitalit të Vlorës: Brunilda Mersini
6. Drejtori i spitalit të Gjirokastës: Roland Karalli
7. Drejtori i spitalit të Lezhës: Nevruz Bare
8.Drejtori i spitalit të Pogradecit: Genti Çala
9. Drejtori i spitalit të Shkodrës: Përparim Çela
10. Drejtoresha e spitalit të Kukësit: Hakie Zeneli
11. Drejtori i spitalit të Peshkopisë: Beqir Bici
12. Drejtori i spitalit të Lushnjës: Ramazan Doko.
Por nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.
“Jo vetëm mbani përgjegjësi që s’keni bërë një kërkesë të vetme, por edhe sesi pasojë e mosbërjes së këtyre kërkesave, njerëzit e rretheve që kanë nevojë për këto shërbime turren të gjithë në Tiranë. Pra mbani përgjegjësi jo vetëm për shpenzimet e qytetarëve, për vete dhe njerëzit që i shoqërojnë, por edhe për ngarkesën që krijohet këtu. Drejtorët e spitaleve rajonale mbajnë përgjegjësi për sorollatjet pafund të njerëzve. E gjitha kjo bëhet sepse ju nuk bëni dot një kërkesë për ta sjellë mjekun nga Tirana tek pacienti. Ndërsa drejtuesit në Tiranë kanë patur sy dhe veshë për të kuptuar si duhet të veprojnë, dhe të menaxhojnë këto institucione”, tha Rama.
a.ç