Fill pas vendimit të kryeministrit Rama për të kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të spitaleve rajonale e bashkiake në vend, ka ardhur një reagim i ashpër nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.
Vasili shkruan në profilin e tij në rrjetin social se kryeministri me vendimin e tij e ka çuar shëndetësinë shqiptare 270 vjet prapa, një gjykim të cilin deputeti i LSI e argumenton përmes një sërë pikash.
“Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:
1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.
2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.
3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.
4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.
Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.
Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.”- shkruan Vasili.
Më tutje ish kreu i LSI-së ngre në këmbë një pyetje drejtuar Ramës:
“Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.
Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?”– përfundon postimin e tij Vasili.
a.ç