Si u kompromentua EULEX dhe aferat e ndërkombëtarëve; Ata që donin të evropianizonin Kosovën, u ballkanizuan…
Nga Ana Osetiç / Le Monde Diplomatique
Krime pa dënim, defiçit i jashtëm kolosal, një pjese e popullatës ikin jashtë nga papunësia masive, njerëz të cilët ëndërrojnë me sy hapur për një “Shqipëri të Madhe”. Kosova si duket i është dorëzuar shejtanëve të vetë. Mbikqyrja e BE-së nuk ia mundësoi zhvillimin dhe afera korrupsioni kanë përlyer misionin ndërkombetar, i cili tenton të vendosë shtetin e së drejtës. Në më pak se një vit, afro 100 mijë kosovarë kanë tentuar t’i bashkohen BE-së. Fluksi u rrit kryesisht me ardhjen e pranverës. Çdo ditë, familje të tëra, prind, fëmijë, të moshuar kalojnë Serbinë për të arritur kufirin hungarez. Thuhet se 60 mijë shqiptarë të Kosovës kanë marrë pasaporta serbe për të përfituar vizë evropiane.
“Shtatë vjet pas shpalljes së Pavarësisë dhe vënes nën tutelë nga BE-ja, dështimi s’ka të mbaruar” – na thot Andrea Capussela, drejtor për çështjet ekonomike në Zyrën Civile Ndërkombëtare, një nga misionet kryesore të vendosura në Kosovë. “Situata është edhe më e keqe se para arritjes së misionit evropian” – shton eksperti italian. Sipas tij, kjo situatë jo vetëm që vë në pikëpyetje investimet e BE-së në vend (më shumë se 4 miliardë euro në periudhën 1999-2013) por edhe kredibilitetin e politikës së saj të jashtme. Prej vjeshtës së fundit, përgjegjësja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, tenton të fikë zjarrin që po e kaplon misionin evropian për vendosjen e një Shteti të së Drejtës në Kosovë përmes EULEX-it. Kjo e fundit, e ardhur në vitin 2008 kërkon të forcojë institucionet e drejtësisë dhe ato policore. E pajisur me një financim vjetor në vlerë 111 milionë euro, ka mobilizuar 1600 persona për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por, shumë nga përgjegjësit janë të dyshuar për pastrim parash, ndërkohë që EULEX është i akuzuar se i ka mbuluar ato.
Prokurorja britanike, Maria Bamieh, punonte për forcat e pavarura, e ngarkuar për çështjet kriminale brenda misionit evropian. Në një raport të vitit 2012, ajo ka lajmëruar shefat e saj për dyshime për korrupsion që vinte në shënjestër gjykatësin italian Francesco Flori, atëherë president i Asamblesës së Gjykatësve të EULEX-it dhe kryeprokuroren Jaroslava Novotna. Prokurorja britanike i bazon argumentet e saj në përgjimet telefonike mes ish-sekretarit të ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Ilir Tolaj, i ndjekur për korrpusion dhe mashtrim fiskal në 2010 dhe ndërmjetës të tjerë. Këta ndërmjetës e siguronin që janë në kontakt me këta dy gjyqtarë që mund të jenë të kuptueshëm…
Prokurorja evokon të tjera raste të komprometimit në lidhje me EULEX. Posaçërisht raste në lidhje me një nga njerëzit më influentë: Fatmir Limajn, ish-ministër i Transporteve, i akuzuar për krim të organizuar dhe shpërdorim fondesh ose Enver Sekiraçën, një shef i vogël mafioz i Prishtinës, i akuzuar në një aferë atentati me bombë. Por, është për t’u habitur se si raporti zhduket dhe nuk është bërë asnjë veprim më tutje. Në tetor të vitit 2014, e përditshmja kryesore, “Koha Ditore” merr një kontakt me Catherine Fearon, këshilltare e shefit të ri të EULEX, Gabriele Meuci.
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se gjatë intervistës, Fearon e ka urdhëruar që t’i japë burimet dhe e ka kërcënuar me ndjekje penale. Edhe pse nën presion, gazeta publikon një anketë në numrin e 27 Tetorit të vitit 2014.
“Burn-out” akuzon britaniken t’i ketë dhënë informacione mediave. E kthyer në Londër, Bamieh akuzon shefat e saj se janë shumë të afërt me njerëz politikë të fuqishëm e që janë në qendër të anketave kriminale. “Si mund ta përbmushim misionin kur shefat tonë drekojnë me mafiozë dhe politikanë kosovarë të dyshuar për korrupsion?”
E zënë para skandalit, Mogherini urdhëron një anketë që ia beson profesorit Jean-Paul Jacqué, ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Larta Evropiane në Strasbourg.
Eksperti i të drejtës ndërkombëtare ka udhëhequr ndërmjet vitit 1992 – 2008 shërbimin juridik të Këshillit të Ministrave të BE-së, instituti që i ka dhënë mandat EULEX-it. Në raportin e tij i bërë publik më 14 prill të vitit të kaluar, nuk konsideron që afera do të ishte mbuluar, por në të kundërtën evokon një sër gabimesh administrative. Brukseli nuk ka qenë mjaftueshëm i informuar për dokumentin që detajon dyshimet brenda EULEX-it dhe kuadrot superiorë do ta kishin vonuar anketën sepse nuk besonin që përmbajtja e përgjimeve ishte “me të vërtetë kredibile”. Ai gjykon që megjithatë që “një anketë do të duhej të ishte hapur prej fillimit”, pasi Bamieh paralajmëroi hierarkinë. Duke evokuar kërcënimet ndaj Kajtazit, Jacqué mendon që këshilltarja e misionit thjeshtë “ka paralajmëruar gazetarin kundër publikimit të informatave në lidhje me raste kriminale, sepse do bënte shkelje të ligjeve kosovare”.
Kajtazi nuk e konsideron raportin e Jacqué si të pavarur. “Ai konkludon që nuk kam qenë objekt i kërcënimeve. Që bëhet fjalë për një keqkuptim në komunikim. E vërteta është që EULEX më ka kërcënuar se do të më padisë nëse e publikoj artikullin” – na afirmon gazetari. Jacqué e ka zvogëluar mundësinë që misioni të jetë i implikuar në korrupsion”. Megjithatë, raporti distancohet nga diskursi zyrtar i institucioneve evropiane, që paraqesin misionin në Kosovë si një model të rindërtimit. Profesori konstaton disfunksionime të mëdha brenda përfaqësisë së BE-së dhe përshkruan një korrupsion “omniprezent” në vend duke preçizuar se “nuk bën përjashtim as sektori gjyqësor”.
Shtatë vite të një aksioni që kishte për qëllim rivendosjen e shtetit të së drejtës nuk ishin të mjaftueshme për të çrrënjosur krimet, por megjithatë, do të kishte qenë e mundur të vihen fondamentet e një sistemi të aftë për të luftuar korrupsionin. Sipas tij, EULEX, të cilit mandati i skandon më vitin 2016, do ta humbë kuptimin nëse nuk e reformojnë. Por, tërheqja i duket e hershme sepse sistemi gjyqësor lokal nuk duket të jetë i aftë për të trajtuar disa çështje.
Në një letër të hapur ndaj Jacques, Bamieh e gjykon raportin e tij dëshpërues dhe jopreçiz. Më shumë e sheh si një notë të brendshme sesa një punë të pavarur. “Transkriptimet e përgjimeve indikojnë që paraja është hedhur”. Asaj i vjen keq që anketa nuk lidhet me kryeprokuroren Novotna. Për më tepër, shpreh keqardhje edhe pse ajo që përmendet për Z. Florit është publikuar vetëm në vitin 2013, pas marrjes së informatave që vinin nga shërbime të informacioneve gjermane dhe jo në bazë të raportit të saj që ia kishte dhënë shefave të saj në vitin 2012.
Ajo citon poashtu emra të ish-kolegëve që e kanë mbështetur dhe që kanë qenë të detyruar të ikin nga EULEX. Pas abuzimeve të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë dhe gjithmonë në pritje të rezultateve gjyqësore të raportit të prokurorit amerikan Clint Uilliamson në lidhje me trafikun e organeve dhe krimet e UÇK-së, Bamieh zbulon madhësinë e komprometimeve evropiane. “Flasim për korrupsion, për krim të organizuar por nuk themi asnjë herë që është një regjim autoritar i gjysëm konsoliduar, të cilin e kemi krijuar ne dhe një elite e kriminelëve të dalë nga UÇK vjedh paranë publike dhe kapin pushtetin”, nxehet Capussela.
Anketat e kryeprokurores të Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte dhe Dick Marty në emër të Këshillit të Evropës kanë treguar që kjo ushtri ka abuzuar me civilë serbë, romë dhe kundërshtarë politikë shqiptarë. Një pjesë e vrasjeve, pengmarrjeve, sekuestrimeve dhe torturave kanë ndodhur viteve të para të pas luftës, në prezencë të trupave të NATO-s dhe UNMIK-ut, nën udhëheqjen e francezit Bernard Kouchner. “Misioni nuk ishte i aftë për të mbrojtur civilët”, konsideron Christopher Decker, që kishte ardhur në Kosovë në vitin 1999 si anëtar i International Crisis Group, para se t’i bashkohej OSBE-së. “Policia ishte në mungesë të pajisjeve dhe e papërgatitur. Ishte e lehtë për UÇK-në të ushtronte dhunë” – shpjegon ky amerikan që kishte kaluar 12 vite në terren. “Bashkësia ndërkombëtare përsërit gabimet e njëjta: ndërhyn ushtarakisht dhe i lë pastaj elementët kriminalë të marrin pushtetin, gjë që pengon vendosjen e shtetit të së drejtës” – thotë ai me keqardhje.
Del Ponte afirmon se, jo vetëm që udhëheqësit më të mëdhenj të UÇK-së përbënin rrezik për përmbushjen e misionit, por mund të vinin në rrezik tërë procesin e paqes në Ballkan. “Hashim Thaçi (kryeministër prej 2008 deri më 2014) dhe Agim Çeku ishin në gjendje të shkaktonin trazira në Maqedoni, në jug të Serbisë dhe zona të tjera duke i thirrur minoritetet shqiptare të rebeloheshin me armë.
“Në fillim, isha i befasuar me neglizhencën, mungesën e kompetencës dhe përtacinë që mbizotëronte misionin. Kuptova më vonë që zgjedhjet politike e shpjegonin pjesërisht këtë sjellje” – na tregon Capussela. “Ata që donin të evropianizonin Kosovën, u ballkanizuan”, konsideron analisti kosovar Belul Beqaj. Ndërkohë, në librin e tij, Capussela adreson një listë dështimesh flagrante EULEX-t: ekonomike ose të lidhura me të drejtat e njeriut. Kështu, misioni nuk ka anketuar çështjet e korrupsionit të lidhura me privatizimet (Telekom, Ciment etj), ndërtimin e rrugëve, shpronësimin e tokave, mashtrimet zgjedhore, frikësimin e gazetarëve, vrasjet politike dhe as rreth krimeve të luftës. Thuhet se EULEX ka ndjekur edhe të pafajshëm. Për shembull, ka mbajtuar në burg për 4 muaj guvernatorin e Bankës Qendrore, pa artikuluar akuza ndaj tij. Për ekonomistin italian, që kishte paralajmëruar për akuza që i gjykonte jo të besueshme, guvernatori është arrestuar sepse kundërshtonte interesat e personave të fuqishëm.
Dështimi i Eulex-it pas atij të UNMIKU-ut për të vënë drejtësi funksionale nuk ngre vetëm pyetje rreth investimeve evropiane në mision (më shumë se 1 miliard euro), por poashtu rreth respektimit të të drejtave të qytetarëve kosovarë dhe të ruajtjes së paqes në rajon.
*Përktheu dhe përshtati Abdul Ameti