Gazeta serbe “Kurir” ka publikuar sot një artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Artikulli është fokusuar tek investimi në këtë stadium, ku sipas “Kurir” qeveria Rama do të shpenzojë plot 12 milionë euro për rikonstruksionin e këtij stadiumi.
Sipas “Kurir”, Rama u ka thënë zyrtarëve shqiptarë se paratë nuk janë problem për stadiumin dhe se ai dëshiron një stadium të standardeve europiane.
Plani fillestar ishte që ndeshja e kthimit të luhej në Elbasan, mirëpo pas trazirave në Beograd dhe shtyrjes së disa hershme të vendimit të KAS-it, u vendos që ndeshja të luhej në Shkodër. Gjithashtu, gazeta zbulon se Vuçiç do të jetë në Shkodër, përkrah kryeministrit Rama për të ndjekur ndeshjen.