Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët po tentonin të trafikonin 10 kg kanabis sativa. Në prangat e policisë kanë rënë Lavdosh Demrozi 54 vjeç, banues në Durrës; dhe Klajdi Arapi 25 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu, filloi proçedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit K.B.23 vjeç, banues në Kavajë.
Sipas policisë arrestimi i tyre u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Golf AA925 HF në pronësi të shtetasit K.B. ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, mjeti tip Golf AA925 HF, mjeti tip benz me targa AA 010 EB në pronësi të shtetasit Klajdi Arapi.
Mësohet se shtetasi K.B. është larguar me mjetin tip benz me targa AA 010 EB në pronësi të shtetasit Klajdi Arapi, i cili është gjetur në Kavajë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale”Prodhim dhe shitje e narkotikëve”në bashkëpunim.