Vdekja e Kosta Trebickës, nuk ishte aksident, por vrasje. Kjo është bërë e ditur nga gazetari investigativ i “New York Times” Guy Lawson.
I pyetur nga gazeta “Panorama”, gazetari amerikan është shprehur se vdekja e Trebickës ishte vrasje dhe aspak aksident. Duke folur për librin e tij ’Armët dhe Çunat’, gazetari Lawson shprehet se Trebicka ka shumë mundësi të jetë vrarë.
“Kosta Trebicka ishte një kërcënim për shumë njerëz. Në Shqipëri ai ishte në gjendje të lidhte zyrtarët dhe politikanët e korruptuar që qëndronin pas marrëveshjes me AEY, me shpërthimin në Gërdec. Specifikisht ministrin e Mbrojtjes, Mediu dhe Ylli Pinarin e MEICO-s. Por shumë më e rëndësishme, ai ishte në gjendje të identifikonte djalin e kryeministrit Berisha, Shkëlzenin dhe Mihail Delijorgjin si pjesëmarrës në një takim me Efraim Diverolin dhe Alex Podrizkin në Tiranë, në qershor 2008.” është shprehur ai