Ish-kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton premton të shpjegojë se çfarë ndodhi gjatë fushatës së fundit në librin e saj më të ri, që pritet të publikohet më 12 shtator, duke e paraqitur si veprën e saj më të personalizuar.
“What Happened” (“Çfarë ndodhi) do të zbulojë se çfarë mendoi dhe ndjeu ajo gjatë zgjedhjeve presidenciale më të disktueshme dhe më të paparashikueshme në histori”, bëri të ditur shtëpia botuese Simon & Schuster në një deklaratë.
Që prej humbjes në zgjedhje përballë Donald Trump, më 8 nëntor 2016, Hillary Clinton është shprehur në disa dalje publikisht.
Ajo pranoi se ka bërë gabime gjatë fushatës por nuk ka dhënë kurrë detaje, duke e dhënë këtë shpjegim në publikimin e librit të saj.
“Në të kaluarën, për arsye që përpiqem të shpjegoj në libër, kam patur shpesh ndjesinë që duhet të tregohesha e kujdesshme në publik, sikur po eci mbi një litar pa rrip sigurie”, sqaron ajo në hyrjen e “What Happened”. Sot nuk mbaj më krahun e pozicionit mbrojtës./b.d