Rreth orës 18:45, në lagjen “Gafur Muço” Lushnje, në banesën e K.P, 30 vjeç, në katin e fundit të banimit të pallatit nëntë katësh, policia bën me dije ka shpërthyer një bombol gazi.
Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë duke gatuar bashkëshortja e K.P, A.D, 26 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe shërbimi zjarrfikëse, të cilët evakuan banorët e tjerë të pallatit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Ndërsa, mësohet se zjarri tashmë është fikur dhe nuk ka persona të lënduar.