Ndonëse të jep përshtypjen e një femre pa komplekse dhe të sigurtë ne vetvete, Rita Ora -s jo gjithmone i kanë pëlqyer format e saj fizike. Gjatë një rrëfimi për GraziaDaily, artistja me origjinë shqiptare ka zbuluar se në adoleshencë e urrente gjoksin e saj. Kjo për shkak se ishte ndër vajzat e vetme në grupin e saj shoqëror me trup më të zhvilluar, gjë që e bënte atë objekt të ngacmimeve të djemve.
Megjithatë shumë gjëra kanë ndryshuar tek ylli i hitit “Hot Right Now” që kur ajo ishte 14 vjeç, dhe kjo vihet re edhe në daljet e saj publike, ku këngëtarja duket qartë që nuk ka me probleme me gjoksin e saj, aq sa një farë periudhe na dukej sikur ishte gjithçka shihnim nëpër media.