Policia e Vlorës ka arrestuar një 20 vjeçar i akuzuar për ngritjen e një skeme mashtrimi. Në prangat e policisë, ka rënë Xhuliano Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë i riu në bashkëpunim me shtetasin, SH.N, me anë të gënjeshtrës, kanë arritur t’i marrin shtetasit, B.P, me banim në qytetin e Beratit, një shumë vlere monetare prej 50.000 lekë (te reja), duke i’u paraqitur të dëmtuarit (B.P) si djali i një të afërmi të tij. B.P, në momentin e ngjarjes ndodhej ne Greqi dhe paratë i kërkoheshin nëpërmjet Ëestern-Union.
Ky proçedim penal ka nisur një vit më parë, në 2014, ku nëpërmjet metodave speciale të hetimit, janë hetuar 8-persona, anëtarë të një grupi kriminal që kryesohej nga shtetasi, SH.N, ku nëpërmjet një skeme të mirë-organizuar, këta persona siguronin nr. telefonash të qytetarëve, karta identiteti, dokumenta të ndryshme, informacione mbi këta shtetas dhe ju prezantoheshin si familjarë të tyre, e më pas ju kërkonin të depozitonin shuma parash që varionin nga 10.000 lekë deri në 50.000 lekë. Pasi i tërhiqnin, falsifikonin edhe firmat e tyre gjatë tërheqjes së parave.
Ky grup, kryente aktivitete kriminale jo vetëm në qytetin e Vlorës por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku 7-prej këtyre personave aktualisht janë duke vuajtur dënimin me burg.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e personit të 8-të, të implikuar në këtë grup kriminal:
Xhuliano Muço-n, i cili është kapur në lagjen “Hajro Çakërri”Vlorë dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg”.