Nuk është e rrallë që dikush që i thyen rregullat e komunikacionit të tentojë të ikë nga policia rrugore. Për këtë dëshmon edhe video e radhës, në të cilën shihet se si një patrullë e policisë e ndalon një veturë të makës “Lada”, shoferi i të cilit jo vetëm që nuk do të dalë nga vetura, po edhe i thyen të gjitha rregullat e komunikacionit. Ndersa polici kthehet në veturën e tij për të marrë një mjet që të hapë derën e “Ladës”, shoferi i kësaj veture i jep gaz dhe tenton të ikë. Kjo tentativë e tij ka zgjatur shumë pak, sepse e ka kapur policia. Zhvillimin e mëtejeshëm të kësaj ngjarjeje, ndiqeni në videon e mëposhtme. /ma.me