Prej 5 ditësh, policia rrugore e Tiranës ka nisur të vërë në veprim një plan masash duke ngritur një sërë pikash kontrolli të lëvizshme në zona kyçe në kryeqytet.
Arsyeja? Kontrolli i drejtuesve të mjeteve motorrike, të cilët “lulëzojnë” në stinën e verës.
Sipas policisë, aksidentet ku shkak ka qenë një motor janë ndër më të lartat në kryeqytet. Policia sqaron se aksidentet me përfshirjen e motorëve nuk ndodhin vetëm në raport me automjetet e tjera, por edhe me këmbësorët.
Një tjetër arsye se përse kanë nisur kontrollet e gjera, është dhe fakti se mjetet motorrike janë përdorur shpesh nga bota e krimit për të kryer vrasje e ekzekutime të tipit mafioz.
Dy janë apespektet e kontrollit në të cilat është fokusuar plani i masave të policisë së Tiranës, kontrolli i dokumentave si dhe paraqitja e rregullt në drejtimin e motorrëve (kaska dhe mjetet e tjera mbrojtëse).
Policia rrugore e Tiranës do të vijojë me kontrollet edhe në ditët në vijim, për të disiplinuar lëvizjen e motorrëve, ndaj qytetarët që kanë një të tillë duhet të kenë kujdes dhe të mos habiten nëse do të ndalohen për kontrolle rutinë.
a.ç