Leonardo Bonucci është pothuaj gati që të bëhet një lojtar i Milanit. Juve do të marrë 40 milionë euro, ndërsa marrëveshja për De Sciglio, që do të bëjë rrugën e kundërt, do të trajtohen në një kohë të mëvonshme.
Ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me 6.5 milionë euro për të plus bonuse.Momentalisht Leonardo Bonucci po diskutonë detajet e fundit të transferimit të Marco Fassone.
Ndoshta nënshkrimi i kontratës do të jetë i shpejtë. Me të mbërritur ai u përshëndet me tifozët e çmendur të kuqezinjve. Duke qeshur, ai u paraqit duke përshëndetur tifozët ishin duke e pritur, përcjell Alebeu.com.
Leonardo Bonucci është i gatshëm për të filluar aventurën e tij të re me Rossonerët. Mbrojtësi i vlerësuar nga tifozët mbërriti në Casa Milano për të nënshkruar kontratën që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar italian. (b.an)