Një grua vuri re se në apartamentin e saj qëndronin bletë, por nuk ia merrte mendja se aty ishin rreth 35 mijë.
Cherissa Mulzac vuri re një substancë të cuditshme që dilte nga muret e shtëpisë, derisa kuptoi se ishte mjaltë.
Bletari gjeti rreth 27 kg mjaltë, të cilën Cherise e futi në kavanozë për ta përdorur më vonë.
“Ishte tronditje e madje. Unë mendoj se bletët kanë qëndruar aty për dy vite pa dijeninë e saj, ndërsa javën e kaluar ishin 35 mijë të mbledhura së bashku. Nuk kam parë asnjëherë dicka kaq të madhe dhe aq shumë mjaltë,” – tha bletari Mickey për Metro.
Ai tregoi se procesi i largimit të bletëve nga apartamenti në New York zgjati 6 orë. /oranews