Juventusi po planifikon që të bëjë ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, raporton Sport Mediaset.
Sipas këtyre raporteve thuhet se bisedimet ende nuk kanë filluar, por Juve është në kërkim të një mesfushori të nivelit të lartë pas dështimit të transferimit të Blaise Matuidit dhe Axel Witselit, transmeton Koha.net.
Kampioni italian pritet që të shfrytëzojë edhe paratë nga shitja e Leonardo Bonuccit, i cili pritet të transferohet te Milani. (b.an)