Të pakënaqura me format e tyre, femrat u nënshtrohen dietave drastikeve për të arritur pamjen që dua. Sikur të ishte kaq e thjeshtë të gjitha do të ishim modele, por veç stilit të jetesës e regjimit ushqimor, gjenet janë ato që përcaktojnë format e konstruktin e çdo njeriu.
Para se të eliminoni ushqimet apo të kufizoni veten tuaj në të ngrëni filloni aktivitetin fizik, pasi kjo është mënyra e vetme për të rënë në peshë gradualisht dhe shëndetshëm pa rrezikuar që kilet t’ju rikthen sërish.
1 orë ecje me hap normal djeg rreth 400 kalori.
Nevojiten 2,000 hapa për të djegur 100 kalori. Për të humbur 1 kilogramë ju duhet të digjni 3500 kalori.
Mënyra më e shëndetshme për të humbur peshë është humbja e një kilogrami në një javë. Për të arritur këtë ju duhet të ecni 8 kilometra ose të digjni 500 kalori çdo ditë. /b.d