Kryeministri Edi Rama, gjithnjë e gjen kohen për të replikuar me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, të cilët i shkruajnë dhe komentojnë herë pas herë nëpër statuset e tij.
Por sot kryeministri postoi një video ku ishte i pranishëm në fshatin Vaqarr, dhe shikohet se ai ka marrë shumë komente. Një ndër qytetarët i shkruan Ramës se nuk i beson fasadave të kryeministrit. Po ashtu qytetari ironizon Ramës, ndërsa i kujton bashkëqeverisjen me Ilir Metën për 4 vite.
Por nga ana e tij Rama i është përgjigjur kësaj pyetje duke e kaluar diku tjetër bisedën.
Qytetari: Mua këto me duken gjera koti, me duket çdo gjë si pallatet e Tiranës, nga para janë te lyer nga pas bien copash, me pak fjale “fasade”, e kishe 4 vite timonin e ta mori Likja nga dora. Shpresojmë qe mos te ndodhe me e njëjta gjë dhe pse je bindshëm ne pozite.
Rama: Na trego ndonjë gjë plot qe bën ti përveç tifozllekut për Interin?😂
Ndërsa një tjetër qytetar i shkruan se edhe pse e majta po qeveris, akoma në punë janë simpatizantët dhe militantë të PD-së dhe LSI-së.
Qytetari: ishalla do vendoset gja per ato si kan votua per ju se veq lsi e pd jan ne pushtet edhe se po qeveris e majta e ne te majtet pa pun kurse lsi e pd ne pun
Rama: #finoallafine ✌️🇦🇱
Replikat e plota
Qytetari: me pelcen te pyes z kryeminister..vetingu pse kan fobi ta miratoine ne parlament..
Rama: Je mbrapa Sony, eshte votuar ka mbaruar ajo pune✌️🇦🇱
Qytetarja: Mir e ke nisur Edi por kemi kaq shum gjera qe nevojiten jetesore sa nuk e di si do ja dalesh mban per te rregulluar kte popull qe te besoi kaq shum vetem ty
Rama: Bashke dhe hap pas hapi, nuk behen gjerat duke pritur dhe as sa hap e mbyll syte😊
Qytetari: Mjer ky popull me ju o mashtrusa Te gjith pa perjashtim Ishalla digjeni e piqeni si parlament Kjo tok mos ju majt ma .
Rama: Mjere ti Xhulio qe te paska marre flake koka, po ke akoma mundesi ta shuash zjarrin e ta shpetosh trurin me mesime!
Qytetari:Nuk besoj se do te arrihet përsosmëria, por besoj nē përpjekjen tuaj për të bërë shtet! Natyrisht, ndihmën tonë të pakursyer, do e keni ☺
Rama:Persosmeria nuk ekziston sepse njerezit jane te gjithe te papersosur😊
Qytetari: Eshte rast unikat qe pas zgjedhjeve kandidati per Kryeministër te ulet me qytetaret te degjoj hallet e tyre. Normalisht oas zgjedhjeve poöitikanet nuk shihen me . Jeni i veqant Zoti Rama.
Rama: Sepse po punoj per koalicionin e madh me njerezit e zakonshem, perndryshe s’ia dalim dot✌️🇦🇱
Qytetrja: Ka nga ata punonjës që edhe kur të përgjigjen gënjejnë ashiqare…???!!!!
Rama; Bashke mund t’i detyrojme te mos genjejne✌️🇦🇱
Qytetari: ire e ke ti por po i ke mbushur zyrat me njerez te pa afte dhe partiak qe nuk dine se cbejne, keto dite bizneset po terrorizohen nga letrat dhe tel qw cojne tatimoret e tu duke kerkuar qiqra ne hell,
Rama: Fredi cfare qiqrrash te kane kerkuar tatimoret ty per shembull?
Qytetari: Z.EDI. NUK ESHT E VERTET ATO QE PO THUANI.SE QYTARI KA NEVOJ PER TE PAS RRUG DRITA UJ DHE PUN
Rama: Cfare nuk eshte e vertete Blerim se nuk e kuptova?!
Qytetari: ishalla do vendoset gja per ato si kan votua per ju se veq lsi e pd jan ne pushtet edhe se po ceveris e majta e ne te majtet pa pun kurse lsi e pd ne pun
Rama: #finoallafine ✌️🇦🇱
Qytetarja: Z.Kryeminister kur e di qe jane prishur fonde dy here per nje pune ne ujesjedhesat dhe qeveria nuk i con ne prokurori tja mari leket mbrashe se cdo punim me cilesi te dobet ata persona duhet te na kthejne leket apo e kame gabim
Rama: Flas per cerekshekulli dhe po ta degjosh me vemendje ate qe them nuk eshte pune prokurorie😊
Qytetari: Mua kto me duken gjera koti, me duket cdo gje si pallatet e tiranes, nga para jane te lyer nga pas bien copash, me pak fjale “fasade”, e kishe 4 vite timonin e ta mori likja nga dora. Shpresojme qe mos te ndodhe me e njejta gje dhe pse je bindshem ne pozite.
Rama: Arbri, na trego ndonje gje plot qe ben ti pervec tifozllekut per Interin?😂
a.ç