Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një adoleshente ka tentuar t’i japë fund jetës. Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e mjekëve ka shmangur tragjedinë. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E.G. 18-vjeçe. Ajo ka pirë një sasi medikamentesh në banesën e saj, ku u konstatua në gjendje të rëndë nga familjarët.
Ata e transportuan me shpejtësi në spital ku falë ndërhyrjes së mjekëve e reja ka mundur të shpëtojë. Sipas burimeve spitalore, konfirmohet se vajza tashmë ëhstë jashtë rrezikut për jetën raporton JavaNews.
Nga veprimet e policisë, rezulton se e reja ka tentuar t’i japë fund jetës pasi ngeli në provimin e maturës, uke humbur kështu të drjetën për të vijuar studimet universitare. Pas provimeve, e reja ka kaluar një gjendje të rëndë psikologjike sipas dëshmive të familjarëve.
Ajo po mbahet nën mbikqyrjen e mjekëve dhe psikologut. Ndërkohë, policia ka përcjellë dosjen në prokurori e cila po kryen veprime shtesë për ngjarjen./JavaNews/a.m.