Mediat italiane duke cituar burime nga policia që merren me vrasjen e 17-vjeçarit shqiptar kanë publikuar mesazhin që e çoi në grackë Ismail Lullin, shqiptarin e ekzekutuar nga shoket e tij per xhelozi.
Ai ishte dërguar nga telefoni i Ambres. “Eja, dua të të takoj”, ishte teksti që ka mberritur në telefonin e Ismailit, dërguar nga numri i të dashurës se Igli Metes.
“Tgcom” raporton se Ambra ka plotësuar kërkesën e të dashurit të saj dhe i ka dërguar një sms Ismailit ku i kërkonte ta takonte.
Por pavarësisht këtij fakti, studentja me origjinë nga Maqedonia nuk rezulton mes personave të përfshirë në vrasjen e të riut. “Nuk mendova se Igli do ta vriste” , mësohet tu ketë thënë vajza hetuesve të çështjes.