Kamioni me 71 arkivole në të cilët gjenden mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që u nis nga Visoku, pas kalimit të kryeqytetit të Bosnjës e Hercegovinës dhe homazheve, arriti në Potoçar, ku më 11 korrik do të kryhet falja kolektive e namazit të xhenazes dhe varrimi.
Nëna, vëllezër, motra, baballarë, por edhe shumë familjarë dhe miq arritën para ish-Fabrikës së baterive në kompleksin e Qendrës Memoriale të Srebrenicës-Potoçar, ku do të shprehnin lamtumirën e fundit me anëtarët e vrarë, raporton Anadolu Agency (AA), cituar nga Koha.
Ata në heshtje, sikur edhe vitet e kaluara, formuan dy radhë që nga kamioni me mbetjet mortore e deri te hyrja e ish-fabrikës, ku në duar bartnin arkivolet.
Arkivolet me mbetjet mortore të viktimave, që janë vrarë në korrik të vitit 1995, do të vendosen më 10 korrik në varrezën e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçar. (b.an)