Ishulli i Sazanit ka pritur edhe anijën e parë turistike. Rreth 119 vizitore nga Shqipëria, kosova dhe 12 turistë të huaj ishin të parët që shkelën në ishullin tashmë të hapur për publikun.
Vizitorët u pritën nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të cilit shoqëruan grupin deri në largimin e tyre nga ishulli.
Me një sipërfaqe prej 5.7 kilometër katror dhe që shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës, Ishulli i Sazanit gradualisht po bëhet pjesë e guidave turistike ndonëse ka vetëm pak kohë që është i hapur për turistët.